Brickos

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti ka hartuar kërkesë të re për nënshkrimin e marrëveshjes, mirëpo emisari Lajçak thotë se BE-ja i ka ofruar opsionet

Kryeministri Albin Kurti ka insistuar me muaj të tërë që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi, aneksi i Ohrit dhe së fundi edhe propozimi europian për Asociacionin të nënshkruhen, në mënyrë që të garantohet zbatimi i tyre. Mirëpo kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se s’do të nënshkruajë me Kosovën. Emisari Lajçak dhe ekipi i tij, po përpiqen ta gjejnë një zgjidhje për këtë kërkesë. Sllovaku thotë se ia ka ofruar Kosovës disa opsione pa treguar më shumë, ndërsa Kurti doli sot me një ofertë tjetër. Këmbënguljen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit për të nisur me zbatimin e saj, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit. Emisari i BE-së i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se  e sheh të panevojshme këtë pasi Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe s’duhet nënshkrimi i Serbisë. Këto komente të Lajçakut çuan në reagimin e Kurtit, i cili tha se meqë drafti statuti “na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës” atëherë ai mund ta shkruajë një në vitin e ardhshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …