Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Beograd, pas një takimi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, se Serbia është e përkushtuar për dialog mbi çështjen e Kosovës sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë në “qindra e mijëra të vdekur”. “Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Pahorin, raportojnë mediat serbe.

Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri, Kurti, ka paraqitur shtatë pika për normalizimin e raporteve me Serbinë, në vitin 2024

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Kurti, ka paraqitur shtatë pika për normalizimin e raporteve me Serbinë, në vitin 2024. Ajo shkruan se  Kurti është një palaço jo-qesharak. Ai ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshjeje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse. Kurti e ka vonuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe ka krijuar drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike. ër 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd. Pas ardhjes në pushtet, tash Albin Kurti thotë që nuk e ka prioritet dialogun, dhe zbulon formula të ndryshme, përfshi “pesë kushte”, “tre principe”, “gjashtë pika” dhe zbulime të tjera të cilat janë harruar ca ditë më pas, ngase askush s’i ka marrë seriozisht – madje as ai. Tani , pasi që i ka parë rezultatet shkatërruese të politikës së tij të jashtme dhe udhëheqjes amatore të dialogut, kryeministri  propozon 7 pika dhe kthehet pikërisht aty ku kemi qenë para 3 vitesh, duke thënë se vetë do ta draftojë statutin, ka shkruar zonja, Vlora Çitaku

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …