Albin Kurti

Albin Kurti: Nuk e shoh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por do të diskutoj për të drejtat e pakicave në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë për mediet  se beson që propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe  është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nuk e shoh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por jam  i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”. Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Kurti ka treguar se kur e ka parë propozimin franko-gjerman’ dhe ka thënë që nga atëherë kanë negociuar për arritjen e marrëveshjes. Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti tha se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që policët serbë në veri,  të zëvendësohen me policë  shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …