Ramush Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të vendos diçka shpejt në emër të Kosovës

Ramush Haradinaj: Albin Kurti, përmes qasjes së gabuar ka sjellë Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se njohja nga Serbia është në planin e Bashkimit Evropian për dialogun. Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që t’i tregojë Kosovës a pranon këtë plan, pasi deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje definitiv. Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen e partisë së tij në takimin e ftuar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë për Asociacionin më 31 janar, por kritikon Kurtin se përmes qasjes së gabuar ka sjellë Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë. Sipas tij, amerikanët po angazhohen në mënyrë strategjike që t’ia bëjë më të lehtë Kurtit ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me i ikë përgjegjësisë. Në planin e BE-së, apo të ashtuquajturin planin franko-gjerman për dialogun, është njohja e plotë në përmbajtje dhe substancë, pasi Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar dhe hap perspektivën për partneritet për paqe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …