Albin Kurti: Parku arkeologjik do të ketë hapësirën muzeale, qendrën e trajnimit dhe qendrën për vizitorë

Gjatë qëndrimit në Klinë, kryetari i partisë Vetëvendosje ka folur për synimet që ka qeveria e tij për këtë komunë në të ardhmen. Ai ka theksuar se do ta ndërtojnë një park arkeologjik me objekte tjera përcjellëse. “Parku arkeologjik do të ketë hapësirën muzeale, qendrën e trajnimit dhe qendrën për vizitorë, sepse do të shndërrohet në një pikë shumë të rëndësishme të turizmit kulturor e historik për Republikën tonë e për kombin shqiptar. “Këtu në Klinë ne kemi bashkëpunuar për të parandaluar një krim të madh mjedisor – ndërtimin e fabrikës së çimentos. Katër mijë banorë, me plot të drejtë, e kanë kundërshtuar një projekt të tillë, sepse ndotja nga kjo fabrikë do të ishte e dëmshme për Klinën dhe për mbarë Dukagjinin. Fabrikën kishte ndërmend ta ndërtonte Korporata Devolli. Fabrika u parandalua falë banorëve që u ankuan te qeveria dhe falë qeverisë që u doli në ndihmë” theksoi mes tjerash, kandidati i partisë Vetëvendosje për edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. …