Albin Kurti

Albin Kurti thotë se dialogu politik me Serbinë pa kushte po e betonizon ndarjen e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe po e legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë. Vazhdimi i ndërtimit të murit tek Ura e Lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme”. “Dialogu Thaçi-Vuçiq që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jo-strategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetëror serbe dhe krijimin e kushteve që këto interesave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës. Sipas Vetëvendosjes, “Qeveritë e Kosovës zellin dhe gatishmërinë më të madhe përgjatë viteve e dëshmuan pikërisht kur vinin në rend marrëveshjet e dëmshme me Serbinë, siç është krijimi i AKS-së dhe  ndarja me murin te Ura e Ibrit, si mënyrë për të ruajtur karrigen e pushtetit të tyre, në një Republikë që po humbë karakterin unitar”. Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …