Ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës, kundër Ministrisë së Infrastrukturës

Ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës, kundër Ministrisë së Infrastrukturës

Ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës, kundër Ministrisë së Infrastrukturës, ku është përdorur dhuna mes protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë. Disa qytetarë, që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve, dhe protestues janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa prej tyre. Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës kanë bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit. Banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e kanë larguar nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e fshatit. Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …