Në Prizren dhe në Prishtinë është shënuar dy-vjetori i shënimit të përpjekjes për grusht shtet, në Turqi

Në Prizren dhe në Prishtinë është shënuar dy-vjetori i shënimit të përpjekjes për grusht shtet, në Turqi

Pas ceremonisë së organizuar nga Ambasada Turke në Kosovë, shënimi i 15 korrikut ka vazhduar në disa vende të tjera. Kryetari  i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për “15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi . Edhe në sheshin e Prishtinës qytetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe krerë institucionalë nga komuniteti turk kanë marshuar, për t’i kujtuar 250 viktimat e rënë dy vjet më parë. Ambasadorja turke ka thënë se organizime të ngjashme janë bërë edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Ajo ka shtuar se 15 korriku 2016 tregon fitoren e demokracisë ndaj grusht-shtetit. Ndërsa, për takimin e djeshëm ka thënë se pos Atifete Jahjagës, Fatmir Sejdiut e Albin Kurtit, të pranishëm kanë qenë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë e ambasadorë të shteteve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …