Veber

Veber: Serbia nuk mund ta fitojë Kosovën, por mund të mbetet edhe më tutje shtet i papërfunduar

Me nismën e Agjencisë “Tanjug” dhe bashkë-organizim me ATSH-në, më 10 korrik 2018, u mbajt në Beograd Konferenca Ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – në cilën rrugë më tutje”, në të cilën folën njohës të këtyre marrëdhënieve nga të dy palët. Më i drejtë për drejti për sa i përket çështjes së Kosovës ishte Bodo Veber, nga Këshilli i Bërlinit për Politikën e Demokratizimit. Ai tha, mjerisht, ka kaluar koha për zgjidhjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës përmes kompromisit. Theksoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, midis Shqiptarëve dhe Serbëve, nuk do të shkojë përmes përballimit të shoqërisë serbe me të kaluarën, por me realitetin.  Kosova ka ikur nga Serbia dhe në dialog nuk do të zgjidhet me kompromis, është i bindur Veber, duke shtuar se në bisedimet e mëhershme Serbia e ka lëshuar shansën për të arritur zgjidhje me kompromis, që ishte e mundur në vitin 2011 apo 2013. Ai kritikoi politikën serbe, që tri dekada e ka instrumentalizuar çështjen e Kosovës dhe tash po e mashtron opinionin se mund ta kthejë procesin në rrugën e kompromisit. Duke pranuar realitetin, Serbia nuk mund ta fitojë Kosovën, por mund të fitojë që të mos mbetet edhe më tutje shtet i papërfunduar, konsideron Veber.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …