Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tearcë, ku u zgjodhën organet e reja drejtuese të degës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se kuvendi u zhvillua në frymën e unitetit, përgjegjësisë dhe besimit të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik të BDI-së. Ai vlerësoi Tearcën si një nga shtyllat më të fuqishme të organizimit të partisë, duke theksuar se angazhimi i aktivistëve, përvoja e veteranëve dhe përfshirja e brezave të rinj dëshmojnë, sipas tij, se BDI mbetet organizata politike shqiptare më e konsoliduar dhe më e organizuar në vend. Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit në strukturat e reja drejtuese për detyrat e tyre, duke theksuar se përpara partisë qëndrojnë sfida të rëndësishme. “Me unitet, vendosmëri dhe besim te njëri-tjetri, do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Tearca është gati. BDI është gati. Bashkë, vazhdojmë përpara”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i Kongresit amerikan: Gjykata Speciale për Kosovën ishte rezultat i presionit politik të SHBA-së

Ish-drejtori i stafit të Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe bashkëpunëtori për …