Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 7 korrikun 1998, duke e cilësuar Betejën e Morinës si një nga ngjarjet që shënoi një kapitull të ri në historinë e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Haradinaj bëri të ditur se, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe në nderim të luftëtarëve që ranë heroikisht në këtë betejë: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli. Sipas tij, rënia e tyre ishte një humbje e madhe për luftën çlirimtare, por njëkohësisht u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar përpara idealin e lirisë. “Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
