Ali Ahmeti në Malësinë e Tetovës: Numri 3 dhe BDI bashkon tetovarët

Ali Ahmeti nga Çairi: BDI është e organizuar siç duhet sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme  

Ddega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka mbajtur Evenimentin promovues të projekteve të të Sekretariateve pranë Degës së BDI në Çair.

Para të pranishmëve, fjalë rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, nënkryetari i BDI-së z. Bujar Osmani si dhe kryetari i degës së BDI-së në Çair z. Bekim Neziri.

Kënaqesi e jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të idejuara nga ta. Po vini nga Këshilla vendor me emra të mëdhenjë, ndaj nismën e këni që të realizoni dhe projekte me ideale të mëdha. BDI është lëvizje e fortë, që nga themelimi përpjektet janë bërë për ta zhbë, mirëpo kam thënë se kjo organizatë nuk shuhet. BDI themelet i ka tek gjaku i idealistave dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është e etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar. BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progres dhe e tillë do mbetet gjithmonë, është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Në fjalën e tij para të pranishmëve zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se mbi 40 projektet e prezantuara në këtë ngjarje sfidojnë Qeverinë drejt përmbushjes dhe realizimit të të njejtave, duke përmendur dhe shumë projekte të realizuara më sukses nga platforma zgjedhore e BDI-së.

Ju falenderoj të gjithëve për këtë punë madhore, drejt përpilimit të këtyre projekteve, ndaj duartrokitjet e të gjithë neve në këtë sallë, shkojnë vetëm për ju. Këto projekte do të botohen në një broshurë të përbashkët, që në si Qeveri t’i mbështesim dhe pëkrahim të njejtat, duke na sfiduar që t’i pranojmë dhe realizojmë të njejtat. Ju na sfidoni që të ju përkrahim dhe të realizojme së bashku këto ide. Analizoni programin e BDI-së dhe shikoni se sa projekte i kemi realizuar deri më tani, arritja më e madhe e BDI-së është besimi, pasi nuk ka familje e qytetar që nuk thotë se jemi krenar që kemi kryeministër shqiptar. Kemi ndërtuar kapacitete që sot udhëheqin me shtetin, dikur mungonin kuadro, mirëpo sot kemi kapacitete që na përfaqësojnë denjësisht. Ne po i dalim hakut, pasi BDI-ja është e të gjithëvë jo vetëm e 2-3 personave. Koha është e njerëzve të zotë, koha është e juaja, theksoi Grubi.

Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani tha se BDI hapi rrugë profesionale në çdo institucion të vendit, nisur nga mjekësia, arsimi, kultura apo edhe politika.

Punojmë nën ombrellën e BDI-së, partia e cila për vite më radhë është mburojë e gjithe shqiptarëve. Po sulmohet BDI tashmë në formë të organizuar, në sinkron me njëri tjetrit, por këto njerëz harrojnë së duke sulmuar BDI-në po sulmojnë shqiptarët dhe arritjet e tyre. BDI hapi rrugë profesionale në çdo institucion të vendit, nisur nga mjekësia, arsimi, kultura apo edhe politika, është shprehur kështu Osmani 

Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri tha se përderisa të tjerët shajnë, fyejnë dhe kritikojnë, në nuk veprojmë ashtu, por ne punojmë dhe sjellim projekte në të mirë të qytetarëve.

Falenderoj çdo kryetar të secilit Këshill vendor, çdo anëtar dege kontribues në këtë aktivitet në këtë agjendë të mbushur me projekte. Falenderoj çdo kontribues që dha ide dhe mund në përpilimin e më tepër se 40 projekte. Falenderoj sekretarin Faton Ahmeti për organizimin e këtij aktiviteti, deputetë, anëtarë e patjetër dhe atë që unë mund ta quaj si kryeministrin shqiptar, Artan Grubin. Përshëndes komandantin tonë, liderin, Ali Ahmeti, duke mos harruar as veteranet e luftës dhe familjarët e dëshmorëve. Përderisa të tjerët shajnë, fyejnë dhe kritikojnë, në nuk veprojmë ashtu, por ne punojmë dhe sjellim projekte në të mirë të qytetarëve. Në fillim te vitit 2002 mbase këto projekte ishin vetëm ide, mirëpo sot pas 20 viteve kemi kuadro profesionale, jurist, politikanë, mjekë, e profesorë që na nderojnë kudo dhe kjo erdhi falë politikave vizionare të Ali Ahmetit, tha më tej Neziri.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …