Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Rrugën tonë të gjatë dhe jo të lehtë e nisëm bashkë, 15 vite më parë

Rruga jonë ka një pikënisje të përbashkët, ashtu siç ka edhe një pikëtakim të njejtë. Rrugëtimi jonë ka një mision! Gjatë rrugëtimit tonë shumëvjeçar jemi ballafaquar me përballje nga më të ndryshmet dhe nga më të vështirat, por drejtimin e paracaktuar nuk e kemi humbur në asnjë çast.

Realizimi i synimeve tona, shtruarja e kësaj rruge, e këtij drejtimi, nuk ishte gjithënjë i lehtë, por e nisëm bashkë me ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, për të vijuar me zbatimin e shtyllave të këtij dokumenti. Shtyllat si ndarja e re teritoriale dhe ligji për decentralizim, simbolet kombëtare, arsimi shqip në të gjitha nivelet, gjuha shqipe e barabartë, amnestia për ushtarët e UÇKsë,  përfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe shumë të tjera asnjëherë nuk do t’ishin bërë pa përkrahjen tuaj, pa pjesëmarrjen tuaj.

 Por, puna jonë e përbashkët nuk ndaloi vetëm në shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, por vijoi me legalizimin e USHTsë bashkë me rrumbullakësimin e infrastrukturës së tërësishme në arsimin sipëror si dhe hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, ndërtimin e universitetit shtetëror shqiptar në Shkup, themelimin e shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive, ndërtimin e zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë, marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizim të vizave me vendet e BE, fillim të gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar, ndërtim të shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë, lidhje energjetike me Shqipërinë, kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta, demarkim të vijës kufitare me Kosovën, njohjen e pavarësisë së Kosovës, sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup, shënuam 100 vjetorin e alfabetit, 100 vetorin e lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorin e flamurit kombëtar shqiptar.

Ndërtojmë teatrin shqiptar në Shkup, bibliotekën dhe teatrin në Tetovë, themeluam Muzeun e Manastirit dhe Muzeun e Lirisë, ngritëm Qendrën Përkujtimore Nëna Shqiptare, ndërtuam ujësjellës në vendbanime shqiptare, qendrën urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore në shumë vende, mundësuam subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta në çdo vendbanim.

 Ishte vota juaj që mundësoi një shqiptar të kryesoj me Kuvendin e shtetit, një shqiptar të drejtoj Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrin e Mbrojtjes dhe shumë poste tjera kyçe në vend.

 Dhe, të gjitha këto dhe shumë të tjera, nuk mund t’ishin bërë pa kontributin tuaj në çdo proces zgjedhor, me votën e gjithësecilit prej jush të dhënë në vazhdimësi për Bashkimin Demokratik për Integrim.

 Miq, në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, mund të janë bërë edhe lëshime sepse kush punon edhe mund të gabojë ndonjëherë, por qëllimin tonë nuk e kemi tjetërsuar ndonjëherë dhe nijeti jonë ka mbetur i paçtë, prandaj sot po vazhdojmë rrugën në një frymë të re, por gjithëmonë bashkë me ju.

 Ndër këto vite, bashkë me ju u ballafaquam me zgjedhje parlamentare, lokale, presidenciale dhe referendume.

 Çdo ballafaqim, çdo përballje, çdo e arritur, çdo sukses është i përbashkët, dhe pikërisht e sotmja shënon vulën vendimtare që e përcakton BDInë të popullit, BDInë që nuk e dëshpëron popullin dhe BDInë që vepron tërësisht në përputhje me pritjet e popullit.

 Vitin e kaluar kërkuam mbështetjen e qytetarëve tanë që të bëhemi vendimtar, përcaktues. Kërkuam mbështejen që ta rrumbullakësojmë Marrëveshjen e Ohrit. Kërkuam mbështetje për barazi ekonomike, për fqinjësi të mirë dhe integrim euroatlantik.

U bëmë vendimtar dhe nuk ju zhgënjyem!

Edhe pas një periudhe shumë të vështire dhe krize serioze që zgjati më shumë se dy vjet, edhe pas një fushate të paskrupulltë që nuk zgjidhte mjete dhe metoda për ta rrënuar BDInë, NE NUK I ZHGËNJYEM SHQIPTARËT sepse nuk i kemi zhgënjyer dhe nuk do ti zhgënjejmë asnjëherë.

 Ne nuk do ti zhgënjejmë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët as edhe në ballafaqimin me përballjet shumë serioze dhe përcaktuese për shqiptarët, për vendin, për rajonin, që i kemi para nesh.

 Ne nuk i kemi zhgënjyer e as që do ti zhgënjejmë ndonjëherë as partnerët tanë ndërkombëtar me të cilët bashkë hapëruam këtë rrugë në këto 15 vite dhe sukseset i ndajmë bashkë për arsye se kemi edhe qëllim të përbashkët.

 Në përditshmëri të përplasjeve të mëdha të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike, të thyerjeve ideologjike, të ndërthyrjeve të civilizimeve, Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në orientimin e vet për një Maqedoni dhe rajon të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, në miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm me Washingtonin dhe Brukselin.

Njëkohësisht, të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim jemi më se të përkushtuar për të ndërtuar një shtet të drejtë, një shtet të së drejtës, një shoqëri ku sundon ligji, i barabartë për të gjithë dhe prandaj ekipet tona po i prijnë reformave në vend.

 Dhe duke qenë vendimtar, por edhe të tërësisht të vetëdishëm për rrethanat e vendit, ne arritëm që sot të jemi në vigjilje të rrumbullakësimit normativ të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të barazisë gjuhësore dhe unë ftoj bashkëqytetarët tanë maqedonas që guximshëm të pranojnë dhe përkrahin përfundimin e suksesshëm të këtij dokumenti shëmbullor.

 Ashtu siç premtuam, duke qenë vendimtar, marrëdhëniet me fqinjtë janë në rrugë të mbarë. Pas mbylljes së çështjes me Sofjen unë inkurajoj partitë tjera në vend që bashkë dhe guximshëm të adresojmë edhe çështjen e hapur me Athinën.

 Ashtu siç premtuam, bëmë përpjekje që ti bëjmë shqiptarët bashkë, rreth një programi, rreth një deklarate të përbashkët dhe këtë e bëmë.

 Ashtu siç premtuam, ne po udhëheqim komitetin ekonomik qeveritar në drejtim të barazisë ekonomike.

Por, kemi edhe shumë punë para nesh dhe këto punë bëhen nga njerëz të guximshëm, njerëz të sprovuar dhe njerëz që nuk zhgënjejnë.

Të nderuar,

ju ftoj që të vijojmë me promovimin e vlerave të Bashkimi Demokratik për Integrim, atë të tolerancës, të solidaritetit, të pajtimit, të konsensualitetit, të bashkimit, të përgjegjësisë, të vendimmarjes së guximshme dhe frymës euroamerikane.

 15 vjet ecëm guximshëm, sypatrembur dhe të palëkundur duke u vënë në ballë të rezistencës për ta vrarë frigën të mbjellur dekada me rradhë, për ti bashkuar shqiptarët përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme për ti përçarë ata, për ti bërë shqiptarët më të rëndësishëm, për ta zhdukur urrejtjen dhe pabarazinë si dhe duke ia vënë pritën vendoshmërisht rrymave tjetërsuese kombëtare!

Prandaj të nderuar,

Këto dhe shumë të tjera mund ti bëjmë vetëm bashkë, ju me përkrahjen tuaj në vazhdimësi e ne me fjalën e dhënë që do të jemi bashkë përgjithëmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjejmë.

 Me këtë rast, unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo votues, për secilin përkrahës dhe për çdo qytetar që ndër këto vite na ka qëndruar pranë, që ka ecur në këtë rrugë bashkë me ne, që ka investuar besimin e vet në gratë dhe burrat e Bashkimit Demokratik për Integrim për t’i prirë proceseve gjatë gjithë këtyre viteve.

Dhe, të dashur vëllezër e motra,

rruga jonë sa po ka filluar, rruga jonë s’është e lehtë, t’a vazhdojmë bashkë, të ecim krah për krah, për veten tonë, për familjet tona, për shoqërinë tonë, për komunën tonë, për komunën që duam!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …