Ali Ahmeti: Shqipëria mbajti peshën e luftës së Kosovës, protestat në Zvërnec po i ndjek me shqetësim

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me protestat e fundit në Zvërnec, duke rikujtuar rolin historik dhe kontributin e Shqipërisë në strehimin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. Duke folur në një tubim partiak, Ahmeti theksoi se Shqipëria ka qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe se mbështetja e saj ka qenë vendimtare në periudhat më të vështira për popullin shqiptar. “Shqipëria ka strehuar Kosovën dhe ka qenë pjesë e pandarë e lirisë së saj. Pa ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjelli këto zhvillime”, është shprehur Ahmeti. Ai ka ngritur gjithashtu dilema për prapavijën e protestave që po zhvillohen në Zvërnec, duke vlerësuar se ka faktorë të jashtëm që nuk e shohin me sy të mirë zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë, duke përmendur në këtë kontekst edhe interesat e Greqisë dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pa statusin e anëtarit ose partnerit

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s që …