leoni

Alma Mehmeti – Strehëza e shtëpisë

Alma Mehmeti – Strehëza e shtëpisë

Sa herë hip e zbresë këto shkallë,

Nuk ngopem nga puthjet e prindërve në ballë,

Kaq kohë e shkurtër se shuan dot mallë,

Nuk është privilegj, për ne mbetet hallë?

 

Çdo vit të gjithë këtu e sjellim kokën,

Edhe pse mundemi të bredhim botën,

Se shpirti këtu ka mbetur gjithmonë,

Su bë kurrë i afërt me të rinjtë gjitonë,

 

Na çelet syri sa prekim tokën,

Uji i huaj s’na e mbushi gotën,

Dhe pse xhepin plot me para,

Dashuri si tuajën askush nuk na dha,

 

Dhe vitet i dergjëm larg në mërgim,

Nuk u bëmë të pasur as gjetëm shërim,

Por të sëmurë mbetëm ngaherë,

Nga malli dhe lulet që çelin çdo pranverë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …