Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: ShBA mund të rris presionin ndaj Prishtinës nëse nuk tregon fleksibilitet në bisedime me Serbinë

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrimin e administratës Trump dhe mundësitë për përfundimin e mandatit të Gjykatës Speciale. Ben-Meir ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë dialog, megjithatë, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të mbajnë udhëheqjen kryesore në ndërmjetësimin e bisedimeve. Ben-Meir ka shtuar se administrata e re e Donald Trump mund të rrisë presionin ndaj Prishtinës, nëse qeveria e Kosovës nuk tregon fleksibilitet në bisedimet me Serbinë, duke theksuar se kjo mund të ndodhë nëse procesi ngec.  Trump të angazhohet personalisht në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se është e paimagjinueshme që ai të përfshihet drejtpërdrejt, por mund të emërojë një dërguar të posaçëm për këtë çështje dhe të ndërhyjë indirekt. Anëtarësi i përshpejtuar në NATO, sipas Ben-Meir konsiderohet i pamundur për momentin, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pasigurisë për mbështetjen e Trump për NATO-n, duke marrë parasysh edhe zhvillimet në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …