Ambasada e Amerikës

Ambasada amerikane mirëpriti marrëveshjen e 4 shkurtit për rrënimin e murit në Mitrovicë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës në zonë për këmbësorë. “Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë. “Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, theksohet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …