Ambasada amerikane, në Tiranë, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e PD-së ish-kryeministrit, Sali Berisha

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ambasada ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe shtojnë se nuk do të bashkëpunojnë me persona të shpallur ‘non grata’. Ne  nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të Amerikës  dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur ‘non grata’ nga Amerika. Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Andaj sikur ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit, është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara, thuhet në reagimin Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

DW: Pasivizimi i dokumenteve në administratë shtetërore të Serbisë, ka prekur mijëra shqiptarë etnikë në Kosovën Lindore

Pasivizimi i dokumenteve në  administratë shtetërore të Serbisë  ka prekur mijëra shqiptarë etnikë në Kosovën …