Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, sërish qëndroi për një vizitë zyrtare në Serbi

Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, ka qëndruar për një vizitë tjetër zyrtare në Serbi. Ai është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, i cili ka njoftuar edhe për atë se çfarë kanë biseduar. Vuçiq ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe direkte për situatën në rajon, marrëveshjet e dialogut që s’po zbatohen dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. E ritheksova se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë, ka shkruar Vuçiq. Ende  nuk është bërë e ditur nëse, emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin do ta vizitojë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …