Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e ka shpallur Qytetar Nderi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko

Për kontributin e tij të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në 25 vjetorin e çlirimit të Komunës së Rahovecit kryetari Smajl Latifi e ka shpallur qytetar nderi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko. Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i emocionuar për lëvdatat është shprehur se detyra e tij ishte të mos tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Nuk mendoj se ato që i kam bërë,  mund të krahasohen me ato që kanë bërë ushtarët e UÇK-së,  që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë dhe  që është jeta. Detyra e kryeministrit ishte mos të tradhtonte vetën, kombin dhe Kosovën. Ishte një gjest simbolik pasi isha dhe jam i bindur se Amerika, Britania e Madhe dhe NATO-ja nuk na lënë, as nuk do të na lënë, sepse lufta e Kosovës ka qenë jo vetëm fitore, është shprehur Pandeli  Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Miratimi i ligjeve për KPM-në dhe KPK-në do të dështojë, sikur kanë dështuar edhe më parë këto e ligje të tjera

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka deklaruar se Kuvendi i …