Ambasada e Amerikës

Ambasada e Amerikës dhe OSBE-ja kundër të gjitha formave të frikësimeve politike

Ambasada e Amerikës dhe OSBE-ja  u kanë bërë thirrje të gjitha partive politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike, duke thënë se garuesit politik kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar. “Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe t’i dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetojë të gjitha raportet  e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadës amerikane dhe OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …