Ambasada e Amerikës

Ambasada e Amerikës rikonfirmoi qëndrimin zyrtar lidhur me sovranitetin e territorit të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rikonfirmuar qëndrimin zyrtar lidhur me ndalimin e hyrjes në Kosovë të trenit serb me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”. Amerika thotë se respekton të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush kalon nëpër kufijtë e saj. Në një komunikatë zyrtare, ambasada amerikane nënvizon se  përkrah dialogun dhe ka bërë thirrje që të shmanget retorika e rrezikshme. Na vjen mirë që nuk kishte konfrontime në kufi, sepse nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush. Uashingtoni përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve. Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther Kingut  i cili tha se ‘gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë. Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …