Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar bashkëkombasit tonë për adresen ku duhet dërguar fletvotimin

Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar bashkëkombasit tonë për adresen ku duhet dërguar fletvotimin. Në njoftimin bëhet  e ditur se qytetarët që jetojnë në këtë shtet nuk duhet t’i dërgojnë zarfet e tyre me fletëvotime në adresë të Ambasadës, por në atë të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vënë në dispozicion.

“Të dashur bashkatdhetarë,

Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.

Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS.

Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë

KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Afati i votimit me postë : 21 maj – 6 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Francë.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …