Ambasada e Maqedonisë në Athinë bojkoton takimin Kotzias-Ahmeti

Takimi i sotëm i zhvilluar midis Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Greqisë dhe delegacionit të BDI-së, është bojkotuar nga ambasada
e Maqedonisë në Athinë. Arsyeja e mos-pranisë së zyrtarëve të ambasadës thuhet
se është fakti që askush nuk e ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Jashtme të
Maqedonisë dhe as ambasadën në Athinë. Bojkoti i këtij takimi është
interpretuar nga disa analistë edhe si njëfarë frike e Qeverisë së Gruevskit
nga faktorizimi i shqiptarëve në politikën e jashtme të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …