leoni

Kosova edhe më tutje në Gjermani kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për virusin korona

Ambasada gjermane: Dorëzimi i projekt-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, është hap konkret për anëtarësim në KE

Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i vendosën asaj një kusht: ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajmin  e konfirmuan Ambasada gjermane në Kosovë. Dorëzimi i projekt-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, do të ishte një hap i tillë konkret, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, për Radion Evropa e Lirë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, me arsyetimin se nuk ka të bëjë me pranimin e vendit në Këshillin e Evropës. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij të mërkurën, ai tha se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. I dërguari i posaçëm i Amerikës  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një takim online me gazetarët se ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për t’u pranuar në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …