Ambasadorët dhe zëvendës-shefat e misioneve të disa vendeve perëndimore kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe zëvendës-shefat e misioneve të disa vendeve perëndimore për të diskutuar sigurinë në Kosovë. Në takim morën pjesë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, zëvendës-shefi i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar, Pol O’Connor, ambasadori i Francës, Olivje Gyero, zëvendës-shefi i misionit të Gjermanisë Matthias Conrad, ambasadori i Italisë Antonello De Riu, ambasadori i Turqisë Tunç Angili dhe zëvendësja e zyrës së përfaqësuesit special të BE-së Eva Palatova. KFOR njoftoi se pjesëmarrësit ndanë pikëpamje mbi situatën  e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e përditshme të KFOR-it ndaj dialogut Kosovë-Serbi. KFOR riafirmoi përkushtimin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke vepruar në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …