leoni

Disa reagime të autoriteteve ndërkombëtare që lidhen me aksionin policor në Veri të Kosovës

Pas aksionit policor në veri të Kosovës kundër degëve të Bankës së Kursimeve Postare Serbe, kanë reaguar  Amerika, BE-ja, Britania e Madhe dhe OSBE. Shtetet e Bashkuara vlerësuan se veprimi minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë në dialogun me Serbinë dhe kërkuan kthimin në një angazhim konstruktiv. Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes dialogut. Bashkimi Evropian e quajti operacionin të njëanshëm dhe të pakoordinuar, duke theksuar se ai përshkallëzon tensionet dhe bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve. Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa paralajmërim apo koordinim paraprak,  është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit, thuhej në deklaratën e BE-së. Britania e Madhe shprehu shqetësimin se aksioni mund të rrisë tensionet dhe të vështirësojë zgjidhjen afatgjatë të çështjeve. OSBE-ja deklaroi se po monitoron situatën me shqetësim dhe përgëzoi përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje rreth transaksioneve me kesh.

Kontrolloni gjithashtu

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara …