Më 23 maj 2024 në Shkodër mbahet Konferenca Shkencore: : “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”

Instituti i Historisë – Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore: “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”, e cila do të mbahet në Shkodër, më 23 maj 2024. Kjo konferencë synon të bashkojë studiues të shquar nga fusha e historisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe shkencave të tjera për të diskutuar dhe analizuar zhvillimet kulturore dhe historike në hapësirat arbërore gjatë mesjetës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë hulumtimet e tyre më të fundit, të diskutojnë perspektivat teorike dhe metodologjike, dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi për studime të mëtejshme. Bashkëngjitur, gjeni Programin e Konferencës, i cili përfshin një listë të detajuar të sesioneve, prezantimeve dhe aktiviteteve të planifikuara.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …