leoni

Ambasadorët e disa vendeve në Tiranë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Ambasadorët e disa vendeve në Tiranë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Ambasadorët e disa  vendeve të botës të akredituara në Tiranë kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët për çlirimin e vendit. Ambasadorët kanë vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, dhe janë përulur në shenjë nderimi për të gjithë shqiptarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesit, fashist e nazist. Siç shihet dhe nga vizitat në krye të diplomatëve qëndron ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë që më poshtë shihet dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Vladimir  Shkurov. Po sit te Varrezat e Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …