Arber Shabanaj ka fituar çmimin “Pavarësia 2022” nga Shoqata me të njëjtin emër, në Shtutgart të Gjermanisë

Unë quhem Arber Shabanaj, i lindur më 08. 03.1970 në Gjakovë. Jam shkrimtar dhe libra shkruaj sikurse në gjuhën Shqipe po ashtu edhe në atë Gjermane. Në kuadër të konkursit letrar për çmimin “Pavarësia” 2022 – gjatë ceremonisë së Ditës së Flamurit (organizuar nga Shoqata Pavarësia në Stuttgart) -, fitova “Cmimin Pavarësia” 2022. Në shoqërim të këtij Maili i gjeni ju lutem dy inçizime nga manifestimi i përmendur dhe poezinë time fituese, të cilen unë ia kushtova Anton Çetës. Më nevojitet përkrahja e juaj dhe ndoshta e keni mundësinë që suksesin tim dhe poezinë time të bashkangjitur të i publikoni në kanalin tuaj informativ, që unë të kem mundësinë të arrisë një numër më solid të miqve të letërsisë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Ky është edhe Linku i Shoqatës Pavarësia në Stuttgart:

Çmimi „Pavarësia“ 2022

 Friedberg, më 24.11.2022

Të nderuar miq të letërsisë,

kam nderin t’ju prezantoj poezinë time – e cila fitoi ‘Çmimin “Pavarësia” 2022’ – me titull “Qielli i natës dhe Ylli”.

Unë quhem Arber Shabanaj, i lindur më 08 mars të vitit 1970 në Gjakovë. Rrugën time drejt letërsisë e kam nisur me poezinë. Që në gjimnaz e më pas – përgjatë studimeve në univerzitet – poezia m’u bë shoqëruese dhe kështu, duke ecur, ne nuk iu ndamë më njëri-tjetrit.

Punën dhe veprimtarinë time të palodhshme për të drejtat dhe lirinë e popullit tim, i trajtoja si diçka krejtësisht legjitime dhe që në kohën e regjimit të egër sllav kërkoja liri krijimi. Unë nuk kam qenë disident! Atë që më ka thënë zemra e kam shprehur. Kuptohet se edhe për këtë organet e dhunëshme qeveritare dhe policore sllave, të cilat ishin të instaluara në Kosovë, më maltretuan sidomos në Verën e Vitit 1991 pa fije mëshire fizikisht dhe, për të kuruar plagët dhe shpëtuar jetën time, u përndjeka me dhunë nga Kosova dhe u detyrova të emigroi politikisht në Gjermani, ku unë jetoj dhe punoj. Libra unë shkruaj sikurse në gjuhën Shqipe poashtu edhe në atë Gjermane dhe veprat e mia munden të porositen përmes „Buchhandel.de“ (Amazon, Thalia):

⹂Das Gericht des gelobten Rechtsstaates“, ⹂Die vorgespielte Gerechtigkeit“, ⹂Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste“, ⹂Die Glocken der Stille“ dhe vepra të tjera të mia pothuaj i begatojnë vitrinat e literaturës gjermane.

Mendoj se shkrimtari kur krijon, nuk gjykon se po krijon që të bëhet statistikë për një gjeneratë apo një tjetër. Letërsia te krijuesi nis si art i pavarur dhe krejtësisht individual. Shkrimtarët e mëdhenj, jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe atë botërore, kanë ndihmuar në diversitetin dhe pasurimin e gjuhës, traditës, kulturave kombëtare, pra ju kanë dhënë identitet kombeve prej nga vijnë dhe në këtë kontekst ju kanë bërë shërbim të madh vendeve të tyre …

Shkrimtari i vërtetë është gjithnjë në konflikt me konvencionet e epokës së vet. Edhe kjo poezi vjen si një polifoni e vërtetë, e përsosur dhe bën jehonë të madhe, për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes së shumë elementëve.

Promovimi i gjithë veprës sime, veçanërisht triumfi i ‘Çmimit “Pavarësia” 2022’, është një tjetër ditë e bukur e nëntorit të librit, që këtë herë u ndal në Stuttgart. Një takim fantastik me miq të mi dhe miq të letërsisë, me intelektualë e personalitete.

Më nderuan me vendimin e tyre personalitetet e Komisionit vlerësues të Shoqatës Pavarësia. Nën drejtimin e shkëlqyer të zotit Xhevdet Syla.

Unë jam shumë mirënjohës për vendimin tuaj, njëherit për punën e mrekullueshme të institucionit tuaj kulturor, i cili u kujdes fisnikërisht për këtë aktivitet. Në odën e gjerë të Shoqatës Pavarësia, në vjeshtën e mesme të letërsisë, me krushq nga bota e letërsisë dhe e artit, për të kurorëzuar krijimtarinë time. Faleminderit, i nderuari zoti Xhevdet Syla, që më bëre pjesë të programit tënd.

Me respektin tim sublim, ju uroj ç’do të mirë,

 

 

Arber Shabanaj

86316 Friedberg-Bayern

0151 58 332 502

[email protected]

 

 

 

Në vazhdim më lejoni t‘ju lexoj poezinë e sipërpërmendur – fituese -, e cila titullohet „Qielli i natës dhe Ylli“

 

QIELLI I NATËS DHE YLLI

 

 

Qielli i madh, plot me elemente për t’u admiruar,

një përmasë hapësire, një Tokë e shtrenjtë

dhe ne, shumë largë për t’u reformuar,

të vendosur – shumë afër – për t’u larguar shpejtë.

Aty ra një Yll! Dhe dëshira e jonë për të,

jehoi nga vështrimi i tronditur lartë,

e shoqëroi urgjentisht nën t’njëjtin zë:

„Çfarë ka filluar

dhe çfarë ka kaluar?“

Shëndriti Anton Çeta:

„Jemi pak për t’u vrarë,

për një pikë uji a për një gardh në arë

dhe nëse e duam jetën,

në trekëmbësh t‘a çojmë ‘Mesjetën’!“

 

O ju lugina të gjëra, o ju lartësi,

o pyll i bukur, i gjelbëruar për mrekulli,

ti epshi i gjakut dhe ju hidhërimet e mia,

qëndroni nderues para veprave të tija!

Se ku është mendja e Antonit të artë,

atje vdes vdekja,

atje nis jeta, atje është besa,

është shpresa,

është rinia,

është plaku e fëmija.

O Anton Çeta, o thesar,

Anton mrekullia,

ku je ti,

aty është i gjithë populli Shqiptar!

 

Autori: Arber Shabanaj

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …