Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar sot krerët e shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar sot krerët e shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Në këtë takim presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake për të cilën SHBA-të kanë kërkuar të hiqet. Takimi është mbajtur në zyrën e presidentit Thaçi. Pas këtij takimi palët nuk janë deklaruar për media. Edhe një ditë më parë krerët e koalicioni u takuan në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për taksën.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …