Ambasadori anglez, Nicholas Abbott, thotë se lufta e UÇK-së, as ajo e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

Ambasadori anglez, Nicholas Abbott, thotë se lufta e UÇK-së, as ajo e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Nicholas Abbott, thotë se  lufta e UÇK-së, as  ajo e Kosovës për liri,  nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar Abbott. Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Megjithatë, është e drejtë që Kosova të ketë guximin të ndjekë drejtësinë për viktimat e tjera dhe të zbatojë sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e saj, edhe në rrethanat më të vështira. Ky gjyq ka të bëjë me veprimet e individëve. Për shumë njerëz në Kosovë, gjyqi që filloi sot është një sfidë morale. Unë kam vizituar shumë monumente në të gjithë vendin dhe në shumë raste viktimave që ata përkujtojnë u mohohet ende drejtësia, ka saktësuar ambasadori anglez, Nicolas Abbott.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …