Christopher Hill

Ambasadori, Kristofer Hill, thotë se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Kristopher Hill, ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai  thotë se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe se kjo ishte një test për autoritetet në Kosovë. Ai u shpreh se Asociacioni duhej të formohej, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë. Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Ambasadori Hill shtoi me këtë rast se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …