Kyle Scott

Ambasadori Scott: Beogradi dhe Prishtina të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka vlerësuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit. Sipas medieve  serbe, ambasadori ka thënë se marrëveshja  nuk po realizohet me shpejtësinë e nevojshme. “Kosova nuk po realizon atë që e ka premtuar. Sa i përket Bashkësisë së Komunave Serbe, ajo nuk e ka bërë atë që ka premtuar. Por mendoj se për Serbinë është më mirë të përmbushë atë që vetë e ka premtuar.  Sipas tij, nëse Serbia do të përmbushte detyrimet e veta, askush në BE nuk do të thoshte se ajo po pengon dialogun. Scott ka shtuar se Serbinë askush nuk po e detyron të zgjedhë ndërmjet miqësisë me Rusinë dhe asaj me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …