Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar kundër komenteve të kryetarit në largim, Ilir Meta

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim,   ka reaguar kundër komenteve të kryetarit në ikje,  Ilir Meta, i cili  e ka akuzuar për njëanshmëri politike në mbështetje të kryeministrit Rama. Ambasadorja Kim ka nënvizuar se çdo deklaratë dhe veprim i saj është i konsultuar paraprakisht me Washington-in dhe çdo qëndrim i saj reflekton qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj, tha zonja Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …