Ambasadorja e Francës në Tiranë thotë se kryetari francez Macron nuk është shprehur kurrë kundër Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Tiranë thotë se kryetari francez Macron nuk është shprehur kurrë kundër Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac, ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë. Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë. Ajo ritheksoi fjalët e Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta. Për sa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur. Ndërsa, Macron kishte thënë se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, ishte shprehur Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …