Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Nisma e mini-shengenit apo aprovimi i katër rregullave të shengenit për Ballkanin perëndimorë

Nisma e mini-shengenit apo aprovimi i katër rregullave të shengenit për Ballkanin perëndimorë. E mirë apo e keqe? E domosdoshme apo jo? E parakohshme apo jo? Si nismë mendoj është e mirë. Kujt i ngutet kujt i shkon në favor? Mendoj Serbisë sepse ajo ka filluar të ndihet e izoluar duke mbajtur dyanësinë apo dyfytyrësinë, një këmbë në Rusi e një në Evropë. Pastaj akoma pa u njohur e definuar kufiri me Kosovën me hekë krejt, gjithashtu pa u pajtuar e pa bërë marrëveshje fare?! Serbja përfiton karshi Bosnjës dhe në këtë treg të zgjeruar edhe karshi Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi. Njëkohësisht Serbia po i hapë kufijtë e vet akoma të pa përcaktuar ndërkombëtarisht. Serbia me ketë marrëveshje mundë tê ndihet ma e pa varur nga Evropa e më e sforcuar nga Rusia me ndikim dominonte në Ballkanin perëndimorë. Për Kosovën kjo ashtë e parakohshme sepse akoma nuk jemi pajtuar me Serbin e cila ka bërë gjenocid të shumëfishtë në Kosovë nuk e ka marrë përgjegjësin e luftës e asnjë përgjegjësi karshi Kosovës as për ato marrëveshje të akorduara në Bruksel. Kosova duke e njohur mirë dinakërinë e Serbisë me shekuj, të bindur se asnjë marrëveshje nuk do të jetë e zbatueshme karshi Kosovës nga ana e Serbisë pa një garantues-dorëzanë- të fuqishëm. Prandaj moskuptimi karshi Edi Rames këtu e ka burimin, jo se Kosovaret frikohen nga lindja e një Jugosllavie të re apo ringjallje e asaj së vjetrës, se pse për ne janë të vdekura. Nuk kemi frikë as nuk mendojmë se do të na dëmtoi ndonjë aleancë ballkanike si ajo e vitit 1908-të, që ishte kundër perandorisë Osmane e cila me 1911 u shndërrua në aleancë anti-shqiptare. Në rrethanat aktuale shqiptaret jemi në kushte më të favorshme dhe mundë të dominojmë në Ballkan. Duke u bazuar nga ky fakt Edi Rama ka marrë nismën për rregulla të reja ballkanike me një mënyrë Shqipëria nuk humbë nga kjo iniciativë as ekonomikisht as politikisht pasi që nuk ka çështje të hapura në rajon me asnjë shtet. Këtu duhet të ketë parasysh Kosovën që mos ta ngut më para se të bëhet një marrëveshje përfundimtare me Serbin. Ajo ma kryesorja që duhet theksuar, cilat janë garancat që detyrojnë këto marrëveshje të zbatohen në mes shteteve të Ballkanit jugorë? Pra duhet të ketë një garantues apo mekanizëm detyrues për të gjitha këto shtete. Kështu si që ashtë filluar pa organe pa struktura pa mekanizma mbikëqyrës. Vullnetarisht Serbia do të jetë e një anshme dhe mos zbatuese e marrëveshjeve si deri tani. Padrejtësisht atakohet Edi Rama sikur anashkalon Kosovën dhe nënçmon liderët e sajë?! Padrejtësisht vet përjashtohet Kosova pa i ngritur së paku kushtëzimet me etapat që duhen të kalojnë me radhë. Një pas një njohja së pari dhe marrëveshje me Serbinë e pastaj të tjerat. Trumbetimet se po ndodhë Ballkanija, apo Jugosllavia e re e tjera nuk qëndrojnë! Pikërisht titistet dhe pro jugosllavet shqipfolës po i ngritin këto teza derisa kanë qenë të angazhuar këmbë e krye për bashkimin e Shqipërisë si Republikë me ish-Jugosllavinë. Tani për ta goditur Edi Ramen sikur po e anashkalon Kosovën nuk ashtë qëllim?!  Qëllim që vetë këta pushtetarët e Kosovës të faktorizohen! Edi Rama të mos jetë lider kryesorë për Ballkanin!!!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …