Bajrush Xhemajli: Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur ta shesë Trepçës, bie ndesh me qëndrimet e Vetëvendosjes kundër privatizimit

Bajrush Xhemajli: Gjykata Speciale më këtë katrahurë thirrjesh absurde po e mbytë drejtësinë, që në thirrjet e saj

Ish i burgosuri politik, një kohë kryetar i komunës së Ferizajt, kuadër i lartë i PDK-së që nga themelimi i saj, Bajrush Xhemajli ka reaguar pas valës së madhe të ftesave të ish-ushtarëve të UÇK-së nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale. Ai ka thënë së kjo gjykatë e njëanëshme nuk posedon fakte prandaj i porositë të ftuarit në ftesë për të marrë materiale për mbrojtje por edhe në këtë katrahurë thirrjesh absurde, mbytë drejtësinë, që në thirrjet e saj. “Vërtetë Gjykatë Speciale!!! Jo vetëm për shkak se “gjykon” njërën anë dhe vetëm një nacionalitet në një luftë të pabarabartë -shqiptarët, kurse ata qe bën masakra janë jashtë domenit të kësaj gjykate -kriminelë serbë, por është speciale edhe për atë se nuk ka fakte për të ngritur aktakuzat, prandaj i porositë të ftuarit në ftesë për të marrë materiale të cilat kanë në shtëpi për të mbrojtur akuzat e supozuara!!! Ne pranuam gjykatë, ashtu siç e pranuam, madje dhe speciale, por jo gjykatë e cila, në këtë katrahurë thirrjesh absurde, mbyt drejtësinë, që në thirrjet e saj! Shqiptarët edhe këtë sfidë do ta kalojnë gjithsesi, por njolla atyre të cilët po pretendojnë ta qojnë drejtësinë në vend, nuk do tu hiqet kurrë, përballë njerëzisë së njerëzimit! Mjerë ata që i duartrokasin!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …