Autoritetet shëndetësore rapotojnë për 327 raste të reja me Covid-19, 508 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve

Amerika ka regjistruar 901 mijë e 388 vdekje nga virusi korona dhe 76. 3 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë

Vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tejkaluan shifrën 900 mijë , sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins. Universiteti me qendër në Marilandit ka regjistruar 901 mijë e 388 vdekje dhe 76,3 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. SHBA-ja tani numëron mesatarisht 356 mijë e 658 raste të reja pasi infeksionet janë ulur me 38 për qind nga java e kaluar. Los Anxheles  ka raportuar numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve midis qyteteve amerikane, me më shumë se 2. 6 milion infeksione dhe mbi 29 mijë vdekje. Për të parandaluar vdekjet dhe infeksionet, presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese nëse i plotësojnë kushtet. “Është falas, e lehtë dhe efektive, si dhe mund të shpëtojë jetën tuaj dhe jetën e atyre që i doni”, tha ai në një deklaratë. Deri të premten, 212 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …