Amerika shton praninë e saj ushtarake në vendin tonë

Amerika shtonë praninë e saj ushtarake në vendin tonë. Mediet atje njoftojnë se mbi 100 anëtar të Gardës Kombëtare të Kolorados, janë duke u përshëndetur me familjarët e tyre përderisa po përgatiten për të ardhur me shërbim në Kosovë. Janë rreth 130 ushtarë do të kalojnë vitin e ardhshëm në Kosovë duke ushtruar sulme ajrore, evakuim të viktimave dhe mbështetje luftarake së bashku me forcat e NATO-s. Agjencioni MSN News, njofton se disa nga ushtarët që do të vijnë për të shërbyer në Kosovë kanë përvoja nga misionet ushtarake në Irak, Afganistan e vende tjera ndërsa për disa të tjerë Kosova është përvoja e parë ushtarake e tyre jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …