Ndërlidhja e perfeksionizmit më ankth dhe depresion në kohën pandemisë globale COVID-19 – rast studimi në Kosovë I

Labinot Dervishaj: 21 vjet më zërin atdhedashës të radios KOSOVA E LIRË

Historikisht muaji janar ka simbolizuar fillimin e një etape të re, një jete apo një procesi që fillon nga e para me energji të reja. Por në kontekstin tonë shqiptar muaji janar ndonëse i acartë në aspektin stinor çdoherë ka qenë i zjarrtë ngase pikërisht në këtë muaj kanë ndodhur plotë ngjarje historike, kryengritje por edhe rënie të cilat i kanë dhënë kthesë historisë tonë kombëtare.

Dy dekadat e fundit të shekullit të brishtë për shqiptarët ishin mjaftë të vështira më përlotë vuajtje, rëndesa e sfida nga me të ndryshmet duke filluar nga demonstratat e viteve 80-ta të cilat Serbia fashiste-okupatore provoi edhe më tanke duke shkelë mbi rininë shqiptare për ta shtyp kërkesën legjitime liridashëse të popullit tonë për të drejta dhe liri. Kështu që fillim vitet e 90-ta ishin më të vështirat për Kosovën, mijëra të dëbuar nga vendet e tyre të punës, shkollat e universiteti i mbyllur për shqiptarët, çdo ditë burgosje, torturime por dhe vrasje mizore. Dhuna sistematike vetëm sa shkonte e bëhej më e dendur deri sa nga krojet e shpirtit liridashës shqiptar doli një forcë titanike që rreth saj i bashkoi bijtë e bijat më të mirë të kombit rreth një qëllimi dhe ideali, për t’i dalë zot atdheut dhe kësaj toke arbërore që rënkonte nga robëria shekullore.

Kushtrimi më i fuqishëm që ka ra ndonjëherë në këto treva ishte lufta, qëndresa dhe rënia heroike e familjes Jashari më në krye komandantin legjendar Adem Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Tanimë më nuk kishte askush dilema së lufta ishte e pa evituar madje ajo veçse kishte filluar më daljen publike të UÇK-së në ditën e Flamurit kombëtar, më 28 nëntor të vitit 1997 në Llaushë të Drenicës.

E tërë rrjedha e vitit 1998 ishte në funksion të zgjerimit të radhëve të luftëtarëve të lirisë, krijimit të Zonave Operative por që nuk munguan as betejat, as fitoret por as rëniet heroike të trimave çlirimtar. Gjaku i shqiptarit nuk bëhet ujë, por ai bëhet pikë reference dhe reflektimi ndërsa në kohë sikur këto të luftës shndërrohet në motivim dhe frymëzim. Por të dhjetor të këtij viti në një pritë të mirë organizuar nga forcat serbe në kufirin që i ndante panatyrshëm shqiptarët bien heroikisht njëri ndër komandantët më emblematik të UÇK-së, njëherësh edhe një ndër themeluesit e saj, Mujë Krasniqi se bashku më 40 bashkëluftëtarë të tij të cilët po vinin nga Tropoja për në Kosovë të ngarkuar më armë e municione. Pa dyshim se kjo ishte një humbje e madhe e këtë e shfrytëzoi propaganda mediale serbe që në atë kohë drejtohej nga ministri i Informacionit, kryetari aktual serb Aleksandër Vuçiq, duke potencuar së UÇK ishte dobësuar, ishte para shpartallimit të tërësishëm dhe jo vetëm kaq edhe fëmijët, gratë e pleqtë e vrarë shteti kriminal serb i konsideronte terroristë dhe goditje në strukturat e UÇK-së.

Ndërkohë ato pak media e gazeta që funksionin në Prishtinë ishin në amulli, të mjegullta dhe të kufizuara në marrjen dhe shpërndarjen e informacionit e sidomos nga frontet e luftës. Kështu që ndjehej dukshëm nevoja për informim të drejtë nga vijat e luftimeve, prandaj më vendimin të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u themelua radio KOSOVA E LIRË, e cila u vë në funksion më 4 janar të vitit 1999. Fillimi i transmetimit të programit të kësaj radio, i gëzoi, motivoi të gjithë, civilë e luftëtarë që kudo që ishin më anë të valëve të kësaj radio informoheshin vazhdimisht, pos lajmeve transmetoheshin edhe këngë që i motivonin dhe frymëzonin më moral luftarak e atdhe-dashuri trimat çlirimtar. Në të njëjtën kohë Kosova e Lirë ishte shndërruar në një makth të vërtetë për forcat armike, aq lartë kishte shkuar kjo ndjesi negative në palcën okupatore sa që ishin zotuar së këtë radio do ta shuanin nga faqja e dheut, madje këtë edhe provuan praktikisht por pa sukses, hedhën më qindra e mijëra granata e raketa nga toka e nga ajri por nuk e ndalen kot as edhe për një sekondë transmetimin e saj.

Kosova e Lirë vazhdonte të thoshte të vërtetën objektive dhe ishte bërë si kala e pamposhtur dhe frymëzimi për vazhdimin e rrugëtimit të lirisë. Nëpërmjet kësaj radio u dha edhe lajmi i shumë pritur për largimin e ushtarit dhe policit të fundit pushtues – serb nga ky vend dhe për çlirimin e atdheut në qershor të vitit 1999. Ndërsa nga ai moment ajo filloi një etapë të re të punës dhe funksionimit tanimë nga Prishtinë.

Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë çdo ditë dëgjojmë jetëshkrime e monografi të dëshmorëve të kombi të rënë në tri luftërat çlirimtare të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë dëgjojmë emisione për personalitete të artit e letërsisë shqipe, të cilët kanë lenë gjurmë në historinë tonë kombëtare, ndonëse shumë prej tyre sot janë shmangur edhe nga librat shkollor. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë dëgjojmë emisione më tematikë arsimore e kulturore shqiptare. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë dëgjojmë muzikë të të gjitha trevave etnike arbërore. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë dëgjojmë këngët më të bukura të lirisë për dëshmoret e kombit, ata që ranë që ne sot të jetojmë të lirë.

Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë e dëgjojmë zërin e pastër shqip të pa degraduar e të pa ndotur në krahasim me gjuhën e shumë medieve të tjera. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë e dëgjojmë dhe arrijmë ta kuptojmë qartësisht së është e vetmja medie në vend e cila i mbron vlerat e luftës çlirimtare. Sot e 21 vjet më zërin atdhedashës të radios Kosova e Lirë mund ta shohim, analizojmë dhe krahasojmë rreshtimin e duhur dhe të padukur të medieve në Kosovë, duke ia shtuar faktin së Kosova e Lirë mbetet mediumi i vetëm që më shumë të drejtë e vlerëson dhe konsideron shumë të drejtë luftën e UÇK-së dhe të kaluarën e pastër të saj për dallim nga jugo-mediat shqipfolëse që synimin dhe qëllimin e Beogradit e artikulojnë në Prishtinë duke tentuar në çfarëdo mënyre kriminalizimin, terrorizimin dhe ndërrimin e konotacionit dhe objektivit të luftës çlirimtare duke e paraqitur atë si luftë vëllavrasëse e jo për çlirim nga okupatori.

Jugo-mediat janë bërë edhe argat vullnetar të ashtuquajturës Gjykatë Speciale dhe më çdo kusht duanë ta njollosin UÇK-në dhe figurat e saj dhe duke i lartësuar kolaboracionistet, bashkëpunëtorët e armikut dhe tradhtarët e kombit. Raketat e granatat serbe të vitit 1999 kundër radios Kosova e Lirë janë riaktivizuar në vitin 2019 në një formë tjetër por kësaj radhe nga koalicioni jugo-media në Prishtinë që fillimin e transmetimit të kësaj radio e lidhin me vrasje të njerëzve të caktuar e më skema kriminale që kjo është jashtë çdo logjike dhe pa komosens. Kjo nuk mund të interpretohet ndryshe pos urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, ndaj vlerave të luftës çlirimtare që buron nga Beogradi e kultivohet nga gjak-shprishurit në Prishtinë. Ndonëse nuk është sulmi i parë ky që i bëhet kësaj radio, ngase ajo edhe në të kaluarën është quajtur radio nacionaliste e me terme të ndryshme paragjykuese vetëm dhe vetëm pse vazhdon t’i ruaj vlerat kombëtare e sidomos ato të UÇK-së, ngase ato (jugo-mediat) janë nostalgjike të flakta të vëllazërim-bashkimit dhe pushtimit të Kosovës.

Radion Kosova e Lirë sot e 21 vite e ka harruar, anashkaluar edhe shteti më hir apo pa hir as edhe një mbështetje nga qeveritë që sa shkojnë e vijnë nuk është bërë për këtë medium. Por radio Kosovën e Lirë nuk e kanë harruar as nuk e harrojnë shqipet atdhedashës e liridashës kudo që jetojnë ata në gjithë hapësirat etnike shqiptare dhe në katër anët e globit ku dëgjohet kjo radio. Urime Radio Kosova e Lirë 21 vjetori i themelimit, i punës kolosale dhe titanike në funksion të informimit të drejtë e të arsyeshëm në kohë lufte dhe paqeje. Zëri yt Kosovë e Lirë u dëgjoftë përjetë e mot!

4 janar 2020

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …