Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, vizitojnë disa shoqata në Krushë të Madhe e në Gjakovë

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, vizitojnë disa shoqata në Krushë të Madhe e në Gjakovë

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë sot disa shoqata dhe ente të ndryshme në Krushë të Madhe dhe në Gjakovë. Në Krushë të Madhe do të vizitojnë kooperativën bujqësore që udhëhiqet nga znj. Fahrije Hoti (ora 12:30), ndërsa në Gjakovë Strehimoren në këtë qytet si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes (ora 17:30). Deputetët do të takohen edhe me znj: Ferdonije Qerkezi, Nysrete Kumnova dhe Luljeta Sharani.​

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …