LDK: Kancelarja Merkel po përcjell me brengosje të madhe debatin rreth ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Angela Merkel: BE-ja ndodhet në një situatë tejet kritike

Liderët e Bashkimit Evropian po takohen në Bratisllavë të Sllovakisë për ta përcaktuar vizionin e ri për të ardhmen e këtij blloku, që është përfshirë nga kriza. Zyrtarët më të lartë të 27 vendeve anëtare të BE-së, janë tubuar sot në Bratisllavë pa përfaqësuesit e Britanisë, për ta përpiluar planin, i cili do të miratohej në samitin e ardhshëm në mars të vitit 2017, që përputhet me 60 vjetorin e marrëveshjes së Romës për themelim. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur para gazetarëve derisa arriti në samit, tha se BE-ja është në situatë kritike. Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se liderët “të gjithë dëshirojnë të shohin unitet”, por ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk do të jetë punë e lehtë. Liderët e Bashkimit Evropian mbeten thellësisht të përçarë lidhur me krizën më të madhe prej Luftës së Dytë Botërore të migrantëve.

BE-ja, po ashtu, është duke u përpjekur për ripërtëritje pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste dhe vendimin e Britanisë për largim nga BE-ja. Pritet që liderët do të diskutojnë për bashkëpunim më të afërt në fushë të mbrojtjes, për rritjen e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe shtimin e kapacitetit të një fondi investues të Bashkimit Evropian, me qëllim që të krijohen vende të reja të punës dhe rritje ekonomike. Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, para samitit në Bratisllavë, ka thënë se liderët duhet “të jenë të kthjellët dhe në mënyrë të sinqertë ta vlerësojnë situatën”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …