Kryekuvendari Veseli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Kryekuvendari Veseli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik. Veseli ka vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërparlamentar në mes të dy kuvendeve shtetërore, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përafrimin e legjislacionit në procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Kosovës.  Ndërsa ambasadori hungarez, Markusz, ka ëremtuar  se përkrahja Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë jo vetëm me përvojën euro-integruese, realizimin e agjendës legjislative por edhe në lëmin e ekonomisë. Ai ka deklaruar se Hungaria ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e Kosovës dhe do ta bëj edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …