Ankaraja zyrtare do ta paditë Rusinë për krime lufte kundër popullatës civile, në Siri

Ankaraja zyrtare ka paditur Rusinë për krime lufte kundër popullatës civile, në Siri. Gjatë ditëve të fundit forcat ajrore të Kremlinit kanë goditur dy spitale, ndërsa  dy shkolla i kanë goditur në qytetin Azaz. Ata kanë bombarduar edhe  vendbanime publike, në Idlib dhe Halep, në veri të Sirisë. Ruset me këtë rast  kanë vrarë 50 civilë në mesin e tyre edhe gjashtë fëmijë. Sulmi nga ajri i shkollave dhe spitaleve është krim lufte konstaton Qeveria e Turqisë. Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon nga Rusia që përnjëherë të ndërpresë bombardimet në caqet civile në Siri. Në rast të kundër do të përballet me pasoja të rënda.  Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e Rusisë kundër popullatës civile dhe kanë kërkuar  që bombardimet mbi caqet civile të ndërpriten  sa më parë.  Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhon Kirbi ka deklaruar me këtë rast se Rusia po mbështet fuqishëm regjimin gjakatar të Assadit kundër popullatës siriane.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …