Antonello De Riu: Kosovës mund t’i liberalizohen vizat gjatë presidencës çeke

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka shfaqur shpresën e tij se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat gjatë presidencës çeke. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se Italia mbështet fuqishëm largimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrahë liberalizimin e vizave edhe ngase Kosova ka mbet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline. Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropian, duke u munduar që t’i bindë partnerët e fundit të cilët ende s’kanë marrë një vendim sa i përket kësaj. Shpresojmë se me presidencën çeke, do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri tash të bllokuar”, ka theksuar, ambasadori i Italisë në vendin tonë, Antonello De Riu.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …