Anthony Blinken

Antony Blinken e ka falënderuar kryetarin e Serbisë, Vuçiq, për angazhimin konstruktiv në takimin e fundit të emisarëve në Bruksel

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin  e ka falënderuar për angazhimin konstruktiv në takimin e fundit me pesëshen e emisarëve të kryesuar nga Escobar dhe Lajçak. Ai e ka falënderuar Vuçiqin për qasjen e hapur ndaj propozimit franko-gjerman, i cili  sipas Sekretarit amerikan është propozim për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Blinken shkruan se pranimi i atij propozimi është jetik edhe për sigurimin e të ardhmes evropiane për Serbinë, që është një kush thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit, ka saktësuar Antoni  Blinken.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …