Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli: Asociacioni nuk është obligim por tendencë për coptim të Kosovës!

Në këtë fazë kur janë ngritur tensionet dhe trysnitë rreth të ashtuquajturit Asociacion një etnik si brenda edhe jashtë vendit, Kosova gjendet buzë rrezikut të rreshqas drejt shkatrrimit ose të shpëtojë nga ky rrezik. Rreziku në radhë të parë qendron mes nesh se subjektet politike nuk janë unike në refuzimin e këtij virusi, që po i thonë Asociacion, i cili është projektuar në kuzhinat serbo – ruse dhe ka për qëllim bosnjizimin e Kosovës me epilog përfundimtar mosfuksionimin e shtetit deri në coptim.
Një gabim , pasojat e të cilit po shihen tash, i bërë në vitin 2013, ku u përfshi edhe Kuvendi i Republikës, me të cilin edhe u shkel Kushtetuta e vendit, nga disa zëra te elitës politike dhe “opinionistë”po konsiderohet edhe si obligim! Ky mendim skandaloz, që po qarkullon edhe në orbitën e Kosovës, për synim ka parapërgatitjen e publikut për një vendim“pro”, që është po aq i rrezikshëm sa ishin nënshkrimet e vitit 2013 dhe pajtimi i Kuvedit, i po atij viti.
Për ilustrim, ia përkujtojmë publikut se në Bosnje-Hercegovinën e dikurshme dhe në Kosovë, kaherë janë thyer interesat Lindje-Perendim. Fatkeqësisht, kjo tendencë po synohet të mbetet aktuale edhe sot. Në BH, me pastrim etnik, u themelua Republika Serbe, njëherë e regjistruar si OJQ, kurse tash u shndërrua në shtet dhe u bë bazë e fortë ruso-serbe, me tendenca për t’u ndarë nga krijesa e tashme artificiale e njohur si Bosnje.
I njëjti skenar është duke ndodhur edhe me Kosovën. Serbia u përpoq me gjenocid ta bëjë pastrimin etnik të Kosovës, me qëllim të popullimit të saj me serbë. Meqë, Serbia, nuk arriti ta realizojë skenarin e pastrimit etnik, falë ndërhyrjes së ShBA-së dhe NATO-s, nga pasçlirimi ka nisur ofensivën e saj diplomatike, por edhe në terren me serbët lokalë për ta krijuar një Republikë Serbe e cila Kosovën do ta bëjë shtet jofunksional (shembull Veriu), dhe së fundi do ta qojë në ndarje.
Në rast të formimit, Serbia dhe Rusia në Kosovë do ta kenë një bazë të fortë dhe përmes Asociacionit e Republikës Serbe të Bosnjes edhe një ndikim dhe prani në Ballkan. Shpalosja e flamurit gjigand rus në Veri, garfitet e prezenca e struktuarve kriminale, ekstreme ruso – serbe janë dëshmia më e mirë që argumentojnë pohimet e më sipërme.
Pos kësaj, duhet ditur qartë se një krijesë e tillë Kosovën mund ta qojë edhe drejt një lufte të re dhe me pasoja, jo vetëm për vendin por edhe për Ballkanin. Ky është Asociacioni që nuk është obligim, por një përpjekje që shpie në coptim të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …