150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Vlera e koeficientit të pagave konsiderohet e papranueshme për sindikatat e punëtorëve që paguhen me para të buxhetit të Kosovës

Pasi Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur koeficientin e pagave për sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro kanë reaguar krerët e disa sindikatave, të cilët kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për këtë koeficient. Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria, paga për disa kategori është rritur nga 30  deri në 90 për qind. Megjithatë, vlera e koeficientit po konsiderohet e papranueshme për sindikatat e punëtorëve që paguhen nga shteti. Me koeficientin e caktuar, paga bruto e një zyrtari policor do të jetë 525 euro. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin tha se kjo vlerë është e papranueshme për ta. Puna në polici është më specifike. Sistemi i punës është me grada dhe te një pjesë është e vërtetë që ka rritje të pagës bazë, por kur merren parasysh disa zbritje tjera që janë bërë në rrezikshmëri dhe punën jashtë orarit, atëherë ne nuk e di a po dalim me rritje apo jo. Në këtë kohë krize nëse vërtetë nuk ka rritje të pagës për zyrtarin policor, si mund të jemi të kënaqur me vlerën e koeficientit? Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, tha se rritja e pagave e prezantuar nga Qeveria është rritje kozmetike dhe jo për ta përballur inflacionin e lartë. Duke marrë parasysh gjendjen e renduar ekonomike, inflacionin dhe çmimet enorme është e pa kuptimtë kjo vlerë e koeficientit. Andaj nuk kemi si ta pranojmë si të tillë”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …