Arban Abrashi: Janë shpërndarë mbi 5 000 pensione për Veteranët-Luftëtarë të UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar për mediet  se deri më tani Ministria ka bërë të mundur shpërndarjen e mbi 5 000 pensioneve për Veteranët-Luftëtarë të UÇK-së. Ministri Abrashi tha se vetëm sot, Departamenti i Familjeve, Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, pas verifikimit me institucionet e tjera, si ATK dhe TRUST, kanë procesuar mjetet për realizimin e pensionit të Veteranit-Luftëtar të UÇK-së, për më shumë se 2500 veteranë. “Deri më tani, Ministria ka realizuar mbi 5000 pensione të Veteranit-Luftëtar të UÇK-së. Verifikimi i listave të aplikuesve është duke vazhduar. Falënderoj të gjithë veteranët për mirëkuptimin e procesit”, tha Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …